Derbi mbetet i kuq, Tirana rrezikon ‘Final 4’

Abissnet Superiore, Java 33:
Tirana – Partizani 1-2 (Abazaj 41’/ Maget 15′, 90’+3′)

Atmosferë elektrizuese në derbin e fundit sezonal mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” që u mbyll me fitoren e të kuqve dhe me protagonist absolut Maget. 3 gola të shënuar dhe 2 kartonë të kuq ishin episodet kryesore të regjistruara në këtë duel.

Predha e Maget nga distanca në minutën e 15′-të surprizoi Kozin dhe bardheblutë që menjëherë dhanë shenjat e reagimit. Duhej pritur minuta e 41′-të që shifrat të rivendoseshin në baraspeshë falë Abazajt teksa në të 27′-ën pasi goditi traversën gjen një top të kthyer nga Qirko pët ta dërguar me kokë në rrjetë.

Sakaq, rrezikon ta mbyllë pjesën e parë me një lojtar më pak skuadra e Fagut pasi arbitri Hamiti drejtoi kartonin e kuq nga Hoxhallari por sistemi VAR dhe vetë lezhjani ndryshuan vendimin duke shpëtuar Tiranën.

I shmangen kartonit të kuq në të parën por nuk shpëton Jonuzi në limitet e së dytës që me kartonin e dytë të verdhë lë të tijët me 10 lojtarë. Nga kjo përfiton Partizani dhe Maget që rrëmben skenën sërish duke vulosur fitoren e të kuqve në shtesë.

Nuk barazohen më shifrat në “Air Albania” por numri i lojtarëve në fushë po pasi Hadroj “solidarizohet” me bardheblutë dhe lë fushën e lojës pas kartonit të kuq.

Sa i përket klasifikimit Partizani fiksohet në vendin e tretë me 54 pikë, 1 më pak se Vllaznia e vendit të dytë ndërsa Tirana renditet e gjashta me 46 pikë duke parë lart nga Dinamo e Skënderbeu me 47 pikë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!