Burreli e Kastrioti marrin nga tri pikë, Besa barazon dhe rrezikon…

U luajtën sot 4 takime të javës së 31-të e Kategorisë së Parë. Takime vendimtare për disa skuadra në kërkim të shpëtimit pasi verdiketet e tjera sezonale tashmë janë përcaktuar (AF Elbasani dhe Bylis të promovuar, Flamurtari, Apolonia, Vora, dhe Korabi play off për vendin e tretë).

Në stadiumin “Liri Ballabani”, vendasit e teknikut Klevis Hima rikthehen te fitorja pas 4 humbjeve radhazi. Mundën pastër Lushnjën 2-0.

Besa riskon goxha pasi me Korabin në Lushnje barazoi 0-0. Tregohen konstatntë krutanët e Ndreut teksa mundën në Berat Tomorin 0-3 duke u ngjitur në vend të shtatë.

Fiton edhe Luzi 2008 me Apoloninë e Artan Mërgjyshit 1-0.

Sakaq dy ndeshjet e tjera të javës së 31-të Bylis- Flamurtari dhe AF Elbasani- Vora zhvillohen të dielën.

Sot ora 15:00

Burreli- Lushnja 2-0

Besa-Korabi 0-0 (në Lushnje)

Luzi 2008- Apolonia 1-0

Tomori-Kastrioti 0-3

Të dielën:

Bylis- Flamurtari 15:00

AF Elbasani- Vora 18:00/Sportiim.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!