Kategoria e Parë, vëmendje në Burrel…

Do të luhet sot java e 31-të e Kategorisë së Parë. Ndoshta vendimtare për disa skuadra në kërkim të shpëtimit pasi verdiketet e tjera sezonale tashmë janë përcaktuar (AF Elbasani dhe Bylis të promovuar, Flamurtari, Apolonia, Vora, dhe Korabi play off për vendin e tretë).

Vëmendje në stadiumin “Liri Balalbani”, me vendasit e teknikut Hima të cilët duan rikthimin te fitorja pas 4 humbjeve radhazi. Nga ana tjetër lushnjarët e Maganit e kanë domosdoshmëri të dalin me pikë për të mbajtur larg jo vetëm matjanët por dhe skuadrat që janë jo larg.

Besa do presë Korabin në Lushnje, takim prej të cilit mund të vijë largimi i skuadrës së njohur kavajase nga zona e kuqe. Nuk duhet nënvlerësuar aspak Tomori i rrëzuar. Kjo vlen për krutanët e Ndreut mysafirë që gjithësesi mbetën me ‘laps në dorë’.

Ndërkohë me 3 ndeshje në dispozicion, Luzi 2008 duket ende në valle për të mbetur në nivelin e dytë të futbollit shqiptar. Veçse sot në fushën e tij duhet të kalojë Apoloninë e Artan Mërgjyshit.

Sakaq dy ndeshjet e tjera të javës së 31-të Bylis- Flamurtari dhe AF Elbasani- Vora zhvillohen të dielën.

Sot ora 15:00

Burreli- Lushnja

Besa-Korabi (në Lushnje)

Luzi 2008- Apolonia

Tomori-Kastrioti

Të dielën:

Bylis- Flamurtari 15:00

AF Elbasani- Vora 18:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!