Kukësi bie në Kategori të Parë, Brdariç nis me fitore

Kukësi bie si “burrat” në Kategori të Parë, Brdariç i’a mëson në pak orë ‘kleçkat’ Egnatias.

Kukësi- Teuta 0-2 (Daci 45′, 89′ (p) Boçi)

Egnatia- Vllaznia 0-1 (Smajli 37′)

Kukësi bie automatikisht nga Abissnet Superiore. Do të duhej sfida e sotme me Teutën në ‘Kukës Arena’ për të mbyllur këtë cikël të verilindorëve në eliten e futbollit shqiptar.

Ndeshja nisi me një gol të Dacit anuluar për pzicion jashtë loje ndërsa në fund të këtij fraksioni sërish kuksiani i durrsakëve shënon golin zyrtar të miqëve. Në të dytën vijoji loja me teutën që sulmon dhe shënon dhe golin e dytë me Boçin pas një penalltie.

Ndërkohë debuton me fitore Tomas Brdariç në këtë aventurë të dytë me Vllazninë. Dhe kur e bën ndaj Egnatias në Rrogozhinë, vlerat e skuadrës por dhe të tij shtohen në maksimum. vendimtar një gol i shënuar që në minutën e 38′ të pjesës së parë me Gerald Smajlin.

Në këtë duel të javës së 33-të, Egnatia luajti me një futbollist më pak pasi Xhemalaj u dëbua me karton të kuq që në minutën 11’të.

Pas pak në ‘Air Albania Stadium’ derbi numër 174, Tirana- Partizani. Kjo ndeshje mbyll dhe duelet e kësaj xhiroje me Superioren shumë pranë konfigurimit final të katër fazave të rregullta.

  • Fotoja ilustruese vjen me ndeshjen e parë të Kukësit në impantin e ri në një barazim me Laçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!