Haland për rekord, Siti kalon Lids, fiton PSG
Premier League ka zhvilluar këtë mbrëmje një tjetër sfidë, atë mes Lids dhe Mançester Sitit e cila u mbyll në shifrat 1-3.
Lojë mjaft e bukur e kampionëve në fuqi ku vendosi Rodri dhe dygolëshi i Haland. Struijk provoi të ngushtonte shifrat por minutat ishin të pamjaftueshme për Lids që të reagonte.
Me këtë fitore Mançester Siti e çon në 5 pikë diferencën me Arsenalin e vendit të parë ndërsa Lids pëson një tjetër disfatë.
Sakaq ditën e sotme janë rikthyer në fushë edhe francezët të cilët luajnë po ashtu javën e 16-të.
Fitore ka marrë Azhaksio i Qazim Laçit ndërsa një barazim pme rrjeta të paprekura prodhoi sfida Trojes – Nantes. Auxerre – Monako dhuroi shumë gola e në fund triumfuan miqtë, teksa Lilë dhe Lion nuk zhgënjyen.
PSG siguroi një fitore në frymën e fundit me Mbapen që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 3 pikë. Markinjos ishte ai që shënoi në të dyja portat, ndërsa Nejmar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 63′-të.
Rezultatet:
Premier League:
Lids – Mançester Siti 1-3
Ligue 1:
Azhaksio – Anxhers 1-0
Trojes – Nantes 0-0
Auxerre – Monako 2-3
Klermont – Lilë 0-2
Brest – Lion 2-4
PSG – Strasburg 2-1/S. Gjidiaj/