Atletiko Madrid dhe Marseja e nisin me furi

Pas pauzës për më shumë se 1 muaj La Liga është rikthyer sot në fushën e lojës për javën e 15-të të saj me 3 takime të luajtura.
Falë 2 penalltive Xhirona arriti t’i merrte një barazim në shifrat 2-2 Rajo Vajekanos teksa po në barazim u ndanë edhe Real Betis – Atletik Bilbao.
Në mbrëmje, Atletiko Madrid mposhti jo me pak vështirësi Elçen në shifrat 2-0 me golat e Feliks dhe Moratës. Ky takim regjistroi dhe 3 kartona të kuq ku Hermoso për Atletiko Madrid dhe Verdu e Kuina në radhët e Elçes ishin të ndëshkuarit e sfidës.
Sakaq në Francë janë luajtur sfidat e fundit të xhiros së 16-të ku kanë surprizuar Reims dhe Montpelje me fitoret ndaj Renes dhe Lorient. Nicë – Lens u mbyll në barazim me rrjeta të paprekura teksa me rezultat tenistik Marsejë shkatërroi Tuluzë duke u ngjitur në vendin e tretë.
Rezultatet:
La Liga:
Xhirona – Rajo Vajekano 2-2
Real Betis – Atletik Bilbao 0-0
Atletiko Madrid – Elçe 2-0
Ligue 1:
Lorient – Montpelje 0-2
Reims – Renes 3-1
Marsejë – Tuluzë 6-1
Nicë – Lens 0-0/Sara Gjidiaj/