Çelsi e zgjidh në 45 minuta, Junajtid shkëlqen pa …Ronaldon

Premier League, Java 16:
Çelsi – Burnemuth 2-0
Mançester Junajtid – Notingham Forest 3-0

Java e 16-të e kampionatit anglez ka vijuar sot me dy sfida të tjera që kanë prodhuar dy fitore të pastra për Çelsin e Mançester Junajtid.

Blutë e Londrës fituan 2-0 ndaj Burnemuth. Ishin Havertz dhe Maunt ata që vulosën fitoren që në pjesën e parë me Çelsin që dominoi gjatë gjithë sfidës. Kështu, skuadra e Poter merr një 3-pikësh me vlerë për rimëkëmbjen dhe rikthehet te fitorja pas disa humbjesh radhazi.

Sakaq, Mançester Junajtid kaloi pa vështirësi Notingham Forest në shifrat 3-0. Vendosën Rashford, Martial dhe Fred teksa “Djajtë e Kuq” luanin ndeshjen e parë zyrtare pas largimit të Kristiank Ronaldos. Tashmë skuadra e Ten Hag pozicionohet e pesta me 29 pikë, ndërsa Notingham ndodhet në vendin e parafundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!