‘Katar 2022’/ Danimarka dhe Argjentina për biletat në grupe
- Franca ka siguruar daljen nga grupi pas dy ndeshjeve të para. Sot dita e verdikteve për tre biletat e mbetura në Grupet C dhe D.
Ndeshjet e fundit në grupet C dhe D. Në Katar, sot në fushë për Kupën e Botës duelet Tunizi-Francë dhe Australi- Danimarkë të cilat nisin në 16:00 ndërsa në mbrëmje Poloni- Argjentinë dhe Arabi Saudite-Meksikë.
Në Grupin D sfida Australi- Danimarkë konsiderohet duel mjaf i ndezuar pasi për danezët e vetmja mundësi për të shoqëruar Francën (kualifikuar zyrtarisht) mbetet fitorja. Në lojë në këtë grup edhe Tunizia por me shanse mjaft të volga teksa përballet me Francën dhe fitorja e tyre eventuale duhet të kombinohet me humbjen e Australisë dhe të një golevarazhi pozitiv.
Te Grupi C, mbrëmja ofron takimin e madh Poloni-Argjentinë. Në fakt polakët janë në krye (4) por mund të përfundojnë jashtë grupit nëse sot munden me diferencë golash nga Argjentina.
Kjo e fundit kalon me çdo fitore por sipas situatës së sfides tjetër mund të përparojë dhe me një barazim. Ndërkaq Arabia Saudite sikundër Argjentina kalon me çdo fitore. Për Meksikën fitorja e saj duhet shoqëruar me disa gola. E gjitha e varuar nga ndeshja tjetër e grupit./Sportiim.al/
Grupi D:
16:00
Tunizi-Francë
Australi- Danimarkë
Grupi C:
20:00
Poloni- Argjentinë
Arabi Saudite- Meksikë