SHBA merr vendin e dytë, Anglia formalitet

Botërori 2022, Grupi B:
Iran – SHBA 0-1
Uells – Angli 0-3

Nuk ka më enigma as në Grupin B. Përpos Anglisë, edhe SHBA-ja pret biletën për të kaluar në fazën tjetër.

Pas fitores ndaj Iranit në shifrat minimale 1-0, amerikanët sigurojnë vendin e dytë në grup. Goli i Pulisiç në pjesën e parë ishte vendimtar teksa amerikanët dominuan një pjesë të mirë të lojës.

Sakaq, në sfidën e luajtur paralelisht anglezët fituan bindshëm ndaj Uellsit. Rashford 2 herë dhe Foden shënuan për kombëtaren e “Tre Luanëve” që ruan kreun e Grupit B me 7 pikë duke u kualifikuar për më tej.

Në vend të dytë renditen SHBA-të me 5 pikë ndërsa 2 më pak ka Irani i vendit të tretë. Tabelën e klasifikimit e mbyll Uellsi me vetëm 1 pikë.

Kështu, janë përcaktuar 2 sfidat e para për raundin tjetër ku Anglia gjen Senegalin dhe Holanda përballet me SHBA-në./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!