‘Katar 2022’/ Danimarka dhe Argjentina për biletat në grupe

  • Franca ka siguruar daljen nga grupi pas dy ndeshjeve të para. Sot dita e verdikteve për tre biletat e mbetura në Grupet C dhe D.

Ndeshjet e fundit në grupet C dhe D. Në Katar, sot në fushë për Kupën e Botës duelet Tunizi-Francë dhe Australi- Danimarkë të cilat nisin në 16:00 ndërsa në mbrëmje Poloni- Argjentinë dhe Arabi Saudite-Meksikë.

Grupin D sfida Australi- Danimarkë konsiderohet duel mjaf i ndezuar pasi për danezët e vetmja mundësi për të shoqëruar Francën (kualifikuar zyrtarisht) mbetet fitorja. Në lojë në këtë grup edhe Tunizia por me shanse mjaft të volga teksa përballet me Francën dhe fitorja e tyre eventuale duhet të kombinohet me humbjen e Australisë dhe të një golevarazhi pozitiv.

Te Grupi C, mbrëmja ofron takimin e madh Poloni-Argjentinë. Në fakt polakët janë në krye (4) por mund të përfundojnë jashtë grupit nëse sot munden me diferencë golash nga Argjentina.

Kjo e fundit kalon me çdo fitore por sipas situatës së sfides tjetër mund të përparojë dhe me një barazim. Ndërkaq Arabia Saudite sikundër Argjentina kalon me çdo fitore. Për Meksikën fitorja e saj duhet shoqëruar me disa gola. E gjitha e varuar nga ndeshja tjetër e grupit./Sportiim.al/

Grupi D:

16:00

Tunizi-Francë

Australi- Danimarkë

Grupi C:

20:00

Poloni- Argjentinë

Arabi Saudite- Meksikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!