Frapart në majë, arbitre kryesore në Botëror

Për herë të parë në një garë FIFA World Cup për meshkuj një trupë gjyqtaresh femra.

Ndeshja e fundit për Gjermaninë në Grupin E ndaj Kosta Rikës, do të zhvillohet të enjten në orën 20:00 në “Al- Bayt” në Al Khor.

Në këtë takim mjaft të kërkuar nga gjermanët do të ketë një treshe gjyqtare vetëm femra. Ata do të kryesojë për herë të parë në një garë FIFA World Cup për meshkuj në ndeshjen pikërisht mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë.

Arbitres franceze Stefani Frapart do t’i bashkohen gjyqtaret ndihmëse si Neuza Bëk dhe Karen Diaz.

Ky botëror ka brumbulluar disa arbitre femra por deri tani ata janë parë në rolin e gjyqtarit të 4-ët.

Nesër radha e 38 vjeçares së famshme franceze e cila dy vite më parë nisi gjykimet te skuadrat e meshkujve në Champions. Ndërkohë po 3 vite më parë, Frapart gjykoi finalen e Superkupës së Francës në Turqi (Amiens- Strasburg). /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!