Mbape: Mbërriti ndeshja e fundit me PSG-në

Tani është zyrtare: Kilian Mbape do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni. Njoftimi vjen nga vetë ylli francez i cili me një video në kanalet e tij sociale ka dashur të falënderojë të gjithë për 7 vitet nën ‘Kullën Eifel’, duke nënvizuar se si ato do të mbeten përgjithmonë në zemrën e tij.

“Doja të flisja me ju. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju dhe doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint Germain dhe aventura do të marrë fund pas disa javësh. 

Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc de Princes të dielën. Kam shumë emocione, ishin shumë vite ku pata shansin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez.

Një nga më të mëdhenjtë në botë. Gjë që më lejoi të mbërrija këtu për të pasur përvojën time të parë në klub me shumë presion për t’u rritur si lojtar, natyrisht duke qenë përkrah disa prej më të mirëve në histori, disa nga kampionët, të takoj shumë njerëz, të rritem edhe si burrë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!