Enrike: Nuk ka çështje Mbape, të gjithë jemi në një ‘barkë’
E zëvendësoi në minutën e 85′ me Gonçalo Ramos, Kilian Mbape u pa i nevrikosur me trajnerin Luis Enrike. Trajneri sot: Nuk ka asgjë, nuk i kushtoj vëmendje situatave të tilla”
“Një gënjeshtër gjeneron situata konfuze. Dikush shpiku një fyerje dhe nga aty nisin të gjitha llojet e spekulimeve. Pas ndeshjeve jam i lodhur, nuk i kushtoj vëmendje. Por unë jam shumë i lumtur me Kilian, ai po ecën shumë mirë. Është një lojë që nuk më prek aspak, përpiqem të jap versionin tim më të mirë.”
Kështu u shpreh trajneri i PSG-së, Luis Enrikue, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës së Francës me Renes, në lidhje me reagimin e Kilian Mbape pas zëvendësimit në duelin me Marsejën (fituar 0-2 nga PSG) dhe atë që dukej si një fyerje drejtuar trajnerit.” “Do të doja që sezoni të mbyllej mrekullisht për PSG-në dhe për Kilian. Jemi të gjithë në të njëjtën barkë”, përfundoi spanjolli i pankinës së PSG-së.