Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, plotësohen grupet në futboll

‘Lojërat Olimpike Paris 2024’ startojnë më 26 korrik, mbyllen më 11 gusht 2024
Guinea është skuadra e fundit që kualifikohet në turneun olimpik të futbollit për meshkuj duke fituar 1-0 në play-off kundër Indonezisë.
Me biletën e fundit, janë përcaktuar të 16 skuadrat që do të marrin pjesë në turneun e Parisit. Guinea do të vendoset në grupin A së bashku me Francën, SHBA-në dhe Zelandën e Re.
Skuadra afrikane do të marrë pjesë për herë të dytë në turneun olimpik të futbollit për meshkuj, e vetmja paraqitje e mëparshme daton në vitin 1968, në Meksikë.
Grupet në Olimpiadën e Parisit:
Grupi A: Francë, SHBA, Zelanda e Re, Guinea
Grupi B: Argjentinë, Marok, Ukrainë, Irak
Grupi C: Uzbekistan, Spanjë, Egjipt, Republika Domenikane
Grupi D: Japoni, Paraguaj, Mali, Izrael.