Qerimaj medalje të ‘Argjendtë’, Burraj i katërti

Shtangisti Erkand Qerimaj merr medajen e Argjendtë në shkëputje duke e dërguar në 4 numrin e medaljeve të Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Shkodrani mori medaljen në stilin me shkëputje të peshave 73 kg, në një garë që nuk kaloi pa polemika, ku sërish u bënë protagonistë gjyqtarët, pasi peshëngritësi shqiptarë dështoi në dy provat e para me 148 kg Sidoqoftëë e treta rezultoi e suksesëshme me peshën 149 kg.

Interesant, në një kompeticion të tillë dy nga tre gjyqtarët e konsideruan edhe provën e tretë faul por pas protastave të kampit kuqezi gjithëçka kaloi në VAR (u ripanë pamjet) ndërsa gjyqtaria vendosi ta kalojë garimin fitues.

Ndërkaq Franko Burrajt i shpëton medalja në Lojërat Mesdhetare, por thyen rekord kombëtar. Atleti shqiptar që garoi në finalen e 400 metrave, e mbylli garën në vendin e katërt me kohën 46.16.

Shkodrani i shkoi pranë podiumit, por përtej medaljes, një rezultat fantastik për të, sepse është koha më e mirë personale për atletin kuqezi dhe rekord i ri kombëtar, i cili thyhet për herë të dytë brenda 24 orëve nga Burraj. Në të njëjtën pistë, më 1 korrik Franko kishte fiksuar kohën 46.26.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!