Everton merr një pikë, Torino barazon me Bolonjën, Bilbao triumfi në Madrid

Java e 36-të në Angli pati në program vetëm ndeshjen Luton- Everton. Kjo sfidë përfundoi 1-1 me miqtë që duket se dolën më të kënaqur duke mbajtur larg zonën e kuqe.

Një duel u luajt edhe në Serie A (xhiro e 35) teksa Torino dhe Bolonja barazuan pa gola 0-0.

Ndërkohë në La Liga i vetmi takim Gatafe- Atletik Bilbao përfundoi 0-2 për baskët që mbyllën me 9 futbollistë.

Një takim dhe në Bundesligë. Java e 32; Hofenheim- Lajpcig prodhoi shifrat 1-1

Sakaq vetëm në Ligue 1 të Francës java e 32, u zhvilluan dy takime. Tuluzë- Montpelje 1-2 dhe Lens- Lorient 2-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!