Frozinone del nga zona e kuqe, Reali gati të hapë shampanjën

Dita e sotme nisi me ndeshjet kryesore në kampiontatet elitare në Europë. Kështu në Serie A për javën e 34 u përballen këtë mbrëmje Frozinone me Salernitanën e rrëzuar nga kategoria.

Vendasit në momente të vështira javët e fundit teksa rrezikojnë Seria A, përmbushën misionin e kësaj ndeshje duke fituar thelë 3-0.

Ndërkohë në La Liga për xhiron e 33-të Real Madrid fitoi duelin e vështirë ndaj Sociedad në udhëtim 0-1 duke u afruar edhe matematikisht me titullin kampion.

Ndeshje deçizive në Bundesligë për Bohum teksa luajti fatet e qëndrimit në kampionatin gjerman ndaj Hofenheim. Fitorja mbeti në shtpinë e tyre, kaluan 3-2 ekipin mik.

Montpelje- Nantë ndeshja e vetme e ditës për javën e 31-të në Ligue 1 u ndal te shifrat e barabartë 1-1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!