Frozinone luan fatet e sezonit, Reali në tokën baske

Nisin ndeshjet e fundjavës në kampiontatet elitare në Europë. Kështu në Serie A për javën e 34 do të përballen këtë mbrëmje (21:45) Frozinone me Salernitanën e rrëzuar nga kategoria. Vendasit janë duke kaluar momente të vështira dhe gjëndën me pikë të barabarta me Udinezen (28) te vendi i 18-të që të largon nga Seria A.

Ndërkohë në La Liga zhvillohet një supersfidë në San Sebastian. Për xhiron e 33-të Real Sociedad do të presë Real Madrid me duelin që ka si pikë starti orën 21:00. Madrilenët janë duke kërkuar pikët matematikore për titull ndërsa baskët për të ruajtur zonën europiane.

Do të luhet dhe një ndeshje deçizive në Bundesligë. Bohum teksa ka ndërruar trajner, do shpëtimin e kategorisë dhe sot në orën 20:30 do të ketë punë me Hofenheim. Në kampionatin gjerman në lojë dhe 4 javë.

Montpelje- Nantë figuron ndeshja e vetme e ditës për javën e 31-të në Ligue 1. Udhëtuesit duan pikë pasi ndihen të rrezikuar në fund. Starti në orën 21:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!