U21/Bushi kërkon revansh ndaj Finlandës, hyrja falas

Nëse vemendja e ditës është fokusuar në miqësoren Shqipëri- Kili (20:45) një tjetër Kombëtare kuqezi do të jetë e impanjuar në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Bëhët fjalë për Shpresat e trajnerit Alban Bushi e cila sot ka në radhë duelin zyrtar me Finlandën U21.

Për U21 të Shqipërisë, kjo është sfida e 6-të në Grupin E të fushatës kualifikuese “Euro 2025” me skuadrën që mban vendin e tretë me 9-të pikë (3 fitore, 2 humbje).

Ndaj Finlandës, pritet reagim i menjëhereshëm pasi jo vetëm humbja shokuese me Rumaninë U21 (5-0) por dhe rivali i sotëm i shkaktoi disfatë të thellë kuqezinjëve deri në 21 vjeç teksa në “Turku Stadium” fitoi 4-1.

Ndeshja e sotme starton në orën 17:00 ndërsa pak ditë më vonë (26 mars) përballja tjetër shtëpiake po në ‘Air Albania’ me Zvicërn U21. Hyrja në të dy takimet është falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!