Luzi ringallet në Lushnje, Kastrioti ‘zhyt’ Besën

Kategoria e Parë zhvilloi sot katër përballje për llogari të javë së 22-të. Me përmbysje, Kastrioti kaloi Besën duke siguruar një tjetër fitore me vlerë për mbijetesën.

Situata vështirësohet akoma më shumë për Lushnjen pas humbjes minimale përballë Korabit, teksa Luzi 2008 shpreson më shumë falë triumfit që siguroi në duelin me Burrelin.

3 pikë shkojnë edhe për Flamurtarin që mposhti me 3 gola diferncë Tomorin në transfertë. Sakaq, nesër gjithë vemendja e inferiores do të përqendrohet në takimin Bylis – Elbasani prej orës 13:30.

Kategoria e Parë, Java 22:
Korabi – Lushnja 1-0
Kastrioti – Besa 3-1
Luzi 2008 – Burreli 2-0
Tomori – Flamurtari 1-4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!