Fatet e fundit të renditjes, katër duele në inferiore

Flamurtari me mision fitoren në Berat, kryesfida Bylis- AF Elbasani zhvillohet të hënën.

Kategoria e Parë pasi luajti të shtunën Vora- Apolonia (1-0) sot me 4 duele të tjera të javës së 22-të të saj.

Luzi 2008 do të presë në “Roza Haxhiu” të Lushnjës Burrelin e teknikut Klevis Hima. Ndoshta luznjakët në shansin e fundit për të shpresuar mbijetesën.

Duel mjaft i fortë parashikohet në Peshkopi teksa takohen Korabi dhe Lushnja. Pikë të barabarta (26). Vendasit vijnë pas 3 humbjeve radhazi. Takime të zjarrta priten edhe në Fushë Krujë e Berat.

Si të gjitha takimet e sotme edhe Kastrioti-Besa e Tomori- Flamurtari, për vetë objektivët e klubeve, marrin vëmendje maksimale.

Java e 22

Sot në orën 13:30

Kastrioti- Besa

Luzi 2008- Burreli

Korabi- Lushnja

Tomori- Flamurtari

Luajtur dje:

Vora- Apolonia 1-0

Nesër:

Bylis- AF Elbasani 13.30

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!