Kryesfida/ Bylis e Elbasani pa fitues

Java e 22-të: Bylis- AF Elbasani 0-0

U luajt kryendeshja e javës së 22-të në Kategori të Parë ndërmjet Bylis dhe AF Elbasanit ecila përkoi me ndeshjen e fundit të fazës së dytë

Në stadiumin ‘Adush Muça’ të Ballshit, dy skuadrat kryesuese të nivelit të dytë të futbollit shqiptar, dhuruan emocione të shumta por veç shtyllës së Xhonatan Lajthisë gjatë fraksionit të parë për vendasit, gola nuk pati.

Në këtë mënyrë Bylis ngjitet në kuotën e 52 pikëve ndërsa verdheblutë të dytët me 50 pikë. Ndjekin Vora dhe Flamurtari me 42 pikë. Dy skuadrat e para të këtij kompeticioni ngjiten automatikisht në Abissnet Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!