Kupa/ Laci-Egnatia pa favorit, Vllaznia gjen Erzenin

Kupa do të ecë sot me dy takimet e tjera çerekfinale të saj. Pas Kukësi -Partizani 0-1 dhe Teuta -Tirana 0-0, sot radha e Laci-Egnatia dhe Erzeni -Vllaznia.

Në orën 13:30 të dyja ndeshjet e vajtjes së këtij kompeticioni, pritet të prodhojnë emocione të forta sportive me synim afrimin me biletën që të dërgon në gjysmëfinale të Kupës numër 72.

Nëse në Laç takohen kurbinasit fitues dy herë të këtij trofeu me rrogozhinasit fitues të edicionit të shkuar, në stadiumin e Rrogozhinës takohen Erzeni pa eksperincë (kupto pa trofe) me Vllazninë e cila e ka koleksionuar plot 8 herë trofeun e lakmuar.

Çerekfinale, ora 13:30 sot:

Laci-Egnatia (në Rrogozhinë)

Erzeni -Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!