E nis nga Kupa, Fagu debuton me barazim

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:
Teuta – Tirana 0-0

Çerekfinalja tjetër në program për ditën e sotme (Kukësi- Partizani 0-1) nuk njohu fitues. Mes Teutës dhe Tiranës gjithçka u mbyll në barazim pa gola me dilemën që pritet të marrë zgjidhje në kthim.

Me Erbim Fagun në krye të pankinës dhe Ahmatajn si spektator nga tribuna, as në këtë provë bardheblutë nuk dhanë shenja reagimi duke mos kaluar durrsakët që nuk kanë treguar shumë këtë sezon futbollistik.

90 minuta thuajse të barabarta mes ekipeve që flasin për një rezultat të drejtë në mbyllje të këtij takimi vajtjeje mes Teutës dhe Tiranës. Gjysmëfinalistja për t’u zbuluar në kthim.

Sakaq, nesër në 13:30 janë dy çerekfinale të tjera në program për t’u zhvilluar. Laçi pret Egnatian, ndërsa në Rrogozhinë, Erzeni do të duelojë me Vllazninë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!