Egnatia dhe Erzeni fitojnë në Kupë

Nga Sara Gjidiaj
Dy çerekfinalet e radhës për Kupën e Shqipërisë u zhvilluan ditën e sotme. Në takimet e vajtjes, Egnatia dhe Erzeni fituan në limite përkatësisht ndaj Laçit dhe Vllaznisë.
Bardhezinjtë dhe rrogozhinasit zhvilluan një duel të luftuar, por nuk prodhuan shumë raste. Një penallti e padhënë për vendasit dhe një e dyshimtë e akorduar në fund për miqtë vendosën fatin e kësaj sfide. Aleksi shënoi nga 11 metra në të pestën e shtesës duke i dhënë avantazhin ekipit të Tetovës.
Sakaq, Erzeni – Vllaznia dhuroi spektakël në pjesën e dytë ku shijakasit surprizuan shkodranët me fitoren 2-1. Fillimisht Asani në minutën e 63′-të e më pas Smajli që rikthen baraspeshën shumë pak larg fundit. Kënaqësia e kuqebluve nuk zgjat pasi Kacbufi i vë vulën vetëm 2 minuta më vonë dhe siguron një fitore për të tijtë.
Takimet mbeten të hapura dhe gjithçka do të luhet në kthim aty ku do të përcaktohen dhe gjysmëfinalistet e këtyre dy çifteve.
Paralelisht u luajt dhe sfida e prapambetur nga java e 17-të e Kategorisë së Parë ku Kastrioti befasoi Bylisin duke e mposhtur 2-1 për të siguruar një fitore mbiejtese.
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:
Laçi – Egnatia 0-1 (Aleksi 90’+5′ pen)
Erzeni – Vllaznia 2-1 (Asani 63′, Kacbufi 89’/ Smajli 87′)
Kategoria e Parë:
Kastrioti – Bylis 2-1