Napoli largon Mazarin dhe i beson stolin Kalzonas
Mazarri është një mik i familjes dhe është gjithmonë e dhimbshme të shkarkosh një mik. E falënderova edhe për gatishmërinë e tij për të ardhur të na ndihmojë në një moment vështirësie. Megjithatë, Napoli dhe tifozët e tij duhet të jenë gjithmonë në gjendje të japin diçka më shumë”.
Me këto fjalë për Sky Sport, në fund të një dite pa fund, presidenti italian Aurelio de Laurentis shpjegon arsyet e shkarkimit të Mazarrit dhe mirëpret trajnerin e ri:
“Tani duhet t’i japim hapësirë dhe mbështetje Francesko Kalzona-s, i cili ka punuar me ne si në drejtimin e Sarrit ashtu edhe në epokën Spaleti dhe njeh 80% të këtij grupi. Koha do të jetë ajo do të na tregojë nëse kjo ishte zgjedhja e duhur”, raporton Sportmediaset.
Stërvitja e nesërme, e planifikuar për në orën 11:00, është zhvendosur për në orën 14:00, ndërsa konferenca e nesërme e Champions-it do të jetë në orën 19:30.