Kumbulla te ekipi i tretë i Serisë A

Marash Kumbulla zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Sasuolos në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares pasi ka kryer vizitat mjekësore është prezantuar me fanelën e tij të re të cilën do ta mbajë të paktën deri në përfundim të sezonit aktual.

Kështu pas Veronës dhe Romës, 24-vjeçari bashkohet si i huazuar nga Roma (kontratë me romakët deri në fund të qershorit 2025) me Sassuolon, aty ku aktivizohet mesfushori kuqezi Nedim Bajrami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!