Mesjavë/Çerekfinalet e Kupës dhe Skënderbeu- Dinamo…

Ndeshjet çerekfinale në të vajtjes së Kupës së Shqipërisë, edicioni i 72-të, nisin të martën me duelin Kukësi-Partizani që zhvillohet në orën 13:30 në ‘Kukës Arena’. Po të martën (nesër) në orën 17:00, Teuta luan kundër Tiranës në “Niko Dovana”.

Të mërkurën, të dy sfidat e tjera; Erzeni-Vllaznia (në Rrogozhinë) dhe Laçi-Egnatia.

Po të mërkurën, në Korçë ora 17:00, zhvillohet ndeshja e prapambetur në Abissnet Superiore mes Skënderbeut dhe Dinamo Sitit.

Ka dhe një ndeshje të prapambetur në inferiore. Ajo zhvillohet në Fushë Krujë ndërmjet Kastriotit dhe Bylis.

Kupa e Shqipërisë, çerekfinale

Të martën
Kukësi-Partizani 13:30
Teuta-Tirana 17:00

Të mërkurën
Erzeni-Vllaznia 13:30
Laçi-Egnatia 13:30

Superiore:
Të mërkurën
Skënderbeu-Dinamo 17:00

Kategoria e Parë (e prapambetur)

Të mërkurën

Kastrioti- Bylis 13:30

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!