Ahmataj shkarkohet nga Tirana

Tirana ka shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj. Nesër në Kupë, drejton Erbim Fagu.

Sipas “RTSH Sport”, klubi bardheblu, 26 herë kampion i vendit ka larguar Ahmatajn nga roli i trajnerit. Me shumë mundësi humbja në derbi me Partizanin 2-1 ka bërë që elbasanasi dhe klubi të ndalin bashkëpunimin.

Tirana ka në program nesër, ora 17:00, ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë edicioni i 72-të në Durrës me Teutën.

Për t’u parë zhvillimet te kampi i Tiranës i cili prej javësh nuk po gjën qetësi duke rrezikuar seriozisht ‘Final Four’.

Pritet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e Tiranës dhe po ashtu trajneri i ri që do emërohet në krye të bardhebluve.Për momentin i është besurar Erbim Fagut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!