Vllaznia fiton në ‘105’ vjetor, AF Elbasani zhyt Luzin

Abissnet Superiore, Java 24:
Vllaznia – Egnatia 2-1 (Balaj 2′, Gruda 52’/ Ndreca 27′)

Vllaznia – Egnatia uli siparin e xhiros numër 24 në Abissnet Superiore. Pas pambarimisht ndeshjes pa humbje, Egnatia thyhet përballë presë së preferuar, Vllaznisë.

Takimi nisi vrullshëm për vendasit që shkuan te goli me Balajn që në minutën e dytë, por rrogozhinasit do të reagojnë brenda këtij fraksioni për të ridërguar shifrat në barazim.

Është Ndreca që me predhën e tij “tremb” Qarrin dhe zgjon Egnatian me të dyja skuadrat që do t’i drejtohen dhomave të zhveshjes me shifrat 1-1.

Për të vulosur sfidën dhe fitoren me vlerë të Vllaznisë duhet ndihma e Ildi Grudës që realizon në nisje të pjesës së dytë duke mposhtur kështu Sherrin. Gol ky me vlerën e 3 pikëve pasi deri në fund asgjë nuk do të ndryshojë.

Me këtë fitore shkodranët barazojnë Partizanin në renditje dhe hedhin themele të sigurta për Europën, teksa Egnatia shijon komoditetin që i jep kreu i klasifikimit dhe diferenca e pikëve me skuadrat poshtë saj.

Ndërkaq AF Elbasani zgjidh që në pjesën e parë çështjen pikë me Luzi 2008 duke shënuar 4 gola. Në të dytë shifrat u fiksuan te rezultati final 5-2 për verdheblutë elbasanas./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!