Kategoria e Parë, derbi në Ballsh, Vora drejt…Korabit

Java e 20-të në Kategori të Parë pritet me interes të shtuar. Në pozicionet aktuale veç Bylisit kryesues, askush nuk ndihet rehat.

Frenimi i AF Elbasanit javën e kaluar nga Flamurtari 1-1 dhe ecuria e Vorës por dhe premisat pozitive të vlonjatve me staf të ri e kanë futur në ethe kreun i cili edhe pse duket i prenotuar, sërish ka nevojë për garanci.

Në fund situata akoma më kaotike pasi shumë skuadra falë dhe formulës ‘diktuese’ të përpin me një…ndeshje.

Katër duelet e sotme teksa nisin në orën 13:30, pritet të jenë të luftuara; Korabi- Vora, Tomori- AF Elbasani, Bylis- Apolonia dhe Flamurtari- Burreli kanë shumëçka për të treguar. Kastrioti- Lushnja (nesër) dhe Luzi 2008- Besa (të hënën), mbyllin javën në inferiore.

Java 20, Kategori e Parë:

Sot 13:30

Korabi- Vora

Tomori- AF Elbasani

Bylis- Apolonia

Flamurtari- Burreli

Kastrioti- Lushnja (nesër)

Luzi 2008- Besa (të hënën)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!