Ndalet AF Elbasani, Flamurtari ankohet…

Kategoria e Parë, java e 19: AF Elbasani- Flamurtari 1-1 (Hila 55’/ Shkurtaj 83′)

Ardit Hila dhe Vasil Shkurtaj dy futbollistë që kanë luajtur në Superiore, i dhanë nga një pikë respektivisht AF Elbasanit dhe Flamurtarit të Vlorës në ndeshjen e sotme luajtur në ‘Elbasan Arena’ për llogari të javës së 19-të në Kategori të Parë.

Me vendasit më kërkues, ishin vlonjatët të cilët shënuan në fund të takimit por VAR e anulloi golin duke irrituar pa masë kampin kuqezi. Pas ndeshjes Eqerem Memushi trajneri që debutoi sot në krye të vlonjatëve tha se skuadërs së tij iu mohua padrejtësisht një gol nga VAR me vlerën e tri pikëve.

“Vetë rezultati dhe mënyra se si erdhi rrjedha e lojës, na kënaq rezultati. Po të diskutojmë që është risi në Kategorinë e Parë sistemi VAR, unë mendoj se kemi shënuar gol të rregullt dhe vendimi i gjyqtarit ka qenë i padrejtë por edhe i gjyqtarit në sistemin VAR”, tha Memushi ndër të tjera..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!