Laçi, Teuta e mbërrin në fund

Abissnet Superiore nisi me një barazim javën e saj të 21-të. Laçi dhe Teuta ndanë pikët në një duel ku kurbinasit ishin më kërkues por 11-metërshi në fund gëzoi durrsakët.

Bardhezinjtë gjetën avantazhin në minutën e 24-të me një perlë të Kryeziut, shpërdoruan një sërë mundësish të krijuara dhe ia dolën të administronin deri në të 86′-tën.

Një penallti e akorduar në favor të durrsakëve dhe e kthyer në gol nga Ergys Peposhi prishi festën e vendasve duke fiksuar në barazim shifrat e kësaj përballjeje.

Sakaq, në Kategorinë e Parë u luajtën 3 duele të javës së 18-të me Korabin që mposhti Kastriotin mes 5 golave, Lushnjen që kaloi në transfertë Luzin 2008 dhe Tomorin që fitoi ndaj Apolonisë në shifrat 2-1.

Abissnet Superiore, Java 21:
Laçi – Teuta 1-1 (Kryeziu 24’/ Peposhi 86′ pen)

Kategoria e Parë, Java 18:
Korabi – Kastrioti 3-2
Luzi 2008 – Lushnja 1-2
Tomori – Apolonia 2-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!