Nuk ka fitues në Shkodër, Tirana zhgënjen me Skënderbeun

Vllaznia -Partizani mbyllet pa fitues por me barazimin me gola 1-1 në një duel mjaft të luftuar në ‘Loro Boriçi’.

Fillimisht Maget kaloi përpara të kuqtë teksa luhej minuta e 23 ndërsa po në këtë pjesë balaj barazon për vendasit me penallti (42′)

Në pjesën e dytë fillimisht kuqeblutë i afrohen ndjeshëm golit të avantazhit me Grudën dhe Malajn por më pas është Partizani ai që dikton dhe e mbyll ekipin e Osmanit për shumë minuta në gjysmëfushën e tij. Me raste të shpërdoruara nga skuadra e Shehit mbyllet kjo supersfidë 1-1.

Ndërkaq në ‘Air Albania’, Tirana thyhet keq nga Skënderbeu. Shifrat finalë Tirana- Skënderbeu 3-4.

Golat: Abazaj (P) 28′, Përgjoni 36′, Patrik 84′ / Franklin 12′, 62′, Shaqe 17′, Liço 32′.

Dy ndeshjet e tjera të javës së 21-të zhvillohen nesër. Egnatia- Erzeni dhe Dinamo-Kukësi. Ndeshja Laçi- Teuta u luajt në mesditë dhe përfundoi 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!