Vllaznia- Partizani zgjon Shkodrën, java nis nga Laçi

Krysfida zhvillohet në Shkodër, pritet dyndje e madhe e tifozerisë. Tirana përballet me korçarët me dy klubet pa…merkato

‘Abissnet Superiore’ sot në xhiron e 21-të. Praktikisht gara ka hyrë në fazë deçizive ndërsa të 10 ekipet e elitës në ditët e fundit të merkatos së janarit, kanë ‘përveshur’ mëngët për ta hedhur ‘topin’ sa më larg…

Kjo javë nis me duelin Laçi- Teuta dhe starton në orën 13:30. Pak orë më vonë supersfida e ‘Loro Boriçi’-t aty ku Vllaznia rekordmene e këtyre javëve të fundit (5 fitore radhazi, vendi i tretë në tabelë) pret Partizanin e vendit të dytë.

Paralelisht zhvillohet në ‘Air Albania’, Tirana- Skënderbeu me dy skuadrat e vetme që e kanë të ndaluar të kryejnë afrime në këtë sesion të merkatos (dënuar nga FIFA me nga tre sesione në fakt).

Të hënën e 21-ta, kalendaron takimet Egnatia-Erezeni 13:30 dhe Dinamo-Kukësi në 17:00 për t’u zhvilluar në Durrës.

Sot:

Laçi- Teuta 13:30

Vllaznia-Partizani 17:00

Tirana- Skënderbeu (në ‘Air Albania Stadium’) 17:00

Të hënën:

Egnatia- Erzeni 13.30

Dinamo Siti- Kukësi (në ‘Niko Dovana’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!