Zidan te Marseja, klubi pranë shitjes te arabët

I shpallur si favoriti i madh për të marrë postin e trajnerit, nëse OM do të blihej nga Arabia Saudite në muajt e ardhshëm, Zinedin Zidan mund t’i ofrojë vetes një sfidë të re, aspak e papritur, në qytetin e tij të lindjes.

Sipas medias franceze ‘le10sport’, një princ saudit konfirmon mundësinë për të parë ish-numrin 10 të skuadrës franceze të marrë frenat e Marsejës në rast të një blerjeje eventuale.

Zidan në stolin e OM, a është vërtet e mundur? Thashethemet janë shtuar për disa kohësh si pikërisht Zizu, ish-trajneri i Real Madridit do angazhohet te klubi i Marsejës dhe me gjasë ai do të ishte i gatshëm.

Sidoqoftë më parë duhet pritur nëse XXL do konkretizojë marrëveshjen e blerjes së klubit ku Lorik Cana bëri histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!