Marseja përcjell Gatuzon

“Xhenaro Gatuzo nuk do të jetë në stol kundër Shakhtar Donetsk në raundin e dytë të play-off-it të Europa League të enjten”.
Konfirmimi i shkarkimit të afërt të trajnerit italian vjen nga kanalet sociale të L’Equipe, sipas të cilave ish-lojtari i Milanit tashmë i ka ardhur fundi aventurës së tij në stolin e Olimpik Marsejë.
Italiani përpos Olimpik Maresjë, ka drejtuar më herët edhe Valencian, Napolin, Milanin,Fiorentinën etj. Humbja e djeshme në kampionat 1-0 me Brest rezultoi fatale për 46 vjeçarin.