Rikthehet kampionati, supersfida në Shkodër

Kupa i lë vëndin garës në kampionat. Kështu të dielën dhe të hënën Abissnet Superiore ka në program ndeshjet e javës së 21 të saj.

Xhiroja e radhës do të nisë me duelin Laçi- Teuta me fillim orën 13:30 dhe në 17:00-të, po të dielën, dy sfidat Vllaznia- Partizani dhe Tirana- Skënderbeu.

Të hënën e 29 janarit në fushë radha e dy çifteve të tjera. Departamenti i Garave në FSHF ka parashikuar në kalendar takimet Egnatia-Erzeni (13:30) dhe Dinamo Siti-Kukësi (17:00) i cili do të zhvillohet në ‘Niko Dovana’ të Durrësit.

Pas 20 javëve kryeson Egnatia me 43 pikë. Ndjekin Partizani 35 e Vllaznia 32 pikë. Teuta, skuadra që mbyll klasifikimin me 17 pikë./Sportiim.al/

Java e 21-të:

Të dielën:

Laçi- Teuta 13:30

Vllaznia-Partizani 17:00

Tirana- Skënderbeu (në ‘Air Albania Stadium’) 17:00

Të hënën:

Egnatia- Erzeni 13.30

Dinamo Siti- Kukësi (në ‘Niko Dovana’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!