Osmani: Me Partizanin pa presion, synojmë fitoren

Kryesfida e javës së 21-të Abissnet Superiore do të zhvillohet të dielën në orën 17:00 në Shkodër. Vllaznia do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” Partizanin e vendit të dytë në një duel i cili pritet të ndiqet nga një numër rekord tifozësh.

Sot, në vigjilje të ndeshjes para mediave u shfaq trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani.

“Një ndeshje ku përballë kemi kampionin aktual, normalisht që do të jetë një derbi. Mundohemi ta presim këtë lojë sa më me qetësi. Sigurisht që mund të jetë një provë.

Me këtë fitore Vllaznia nuk siguron asgjë, por fakti që jemi kundër një ekipi, një ndër më të mirët në Shqipëri, ka peshën e vet. Nuk ndjejmë ndonjë presion në prag të kësaj ndeshje. Ndoshta edhe rezultatet e fundit kanë bërë që të jetë kjo situatë dhe të mos kemi ndonjë presion të veçantë.

Kuptohet që synimi i vetëm është fitorja, por kuptohet pa ndonjë emocion që mund të na çojë në rrugën e gabuar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!