Laçi përmbys Partizanin, Tresa e vulos në shtesë

Abissnet Superiore, Java e 20:

Partizani -Laçi 1-2 (Mensah 12’/Sobovale 83′,Tresa 90+5′)

Erzeni -Vllaznia 0-1 (Stojanoviç 86′)

Vllaznia ia doli te marrë tri pikë të vyera ndaj Erzenit pritës më Rrogozhinë. Vendosi goli i serbit Millosh Stojanoviç kur sfida po i drejtohej fundit.

Në 17:00 u lujt kryesfida e ditës mes Partizanit dhe Laçit. Ndonëse të kuqtë kaluan shpejt përpara me golin e Mensah (12′ me kokë), përmbysja e madhe bardhezi erdhi në fundin e ndeshjes.

Fillimisht Sobovale i spostuar në të djathtë nga 6-7 metra barazoi në të 83′ ndërsa në kohën shtesë, talenti tiranas i Laçit, Ledio Tresa, arriti të gjejë golin me vlerën e tri pikëve. Kjo ishte humbja e parë e Shehit si trajner i Demave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!