Egnatia gjunjëzon Kukësin në pjesën e …parë

Java e 20: Kukësi -Egnatia 1-4

Gjata dhe Montenegro golat e parë me bluzën e Egnatias

Kukësi- Egnatia hapi serinë e ndeshjeve të javës së 20-të Abissnet Superiore.

Në pjesën e parë Egnatia i bëri të gjitha në fushë duke raskapitur Kukësin 0-3. Fillimisht kapiteni i miqëve Renato Malota goditi saktë nga afër në të 12-ën për 0-1.

Ky ishte dhe sinjali i prekëshëm i kryesuesëve të Superiores pasi në të 30′-ën Fernanado u ndal nga portieri Tafas nga penalltia por topin e kthyer e dërgon në rrjetë vetë Fernando.

Pa kaluar shumë kohë në të 34′-ën aksion model i miqëve nga e majta me protagonist Ndrecën. Anësori i Egnatias sherben te stylla e parë për Gjatën i cili gjën golin e parë me skuadrën e tij të re.

Në pjesën e dytë, Kukësi realizoi në 80′ me Atdhe Rashitin për 3-1.Në të 89′ Montenegro realizon të katërtin për miqtë duke gjetur golin e tij të parë në Superiore.

Kukësi: Tafas, Zenunaj, Zhongo, Reçi, Da Mota, Lleshi, Felipe, Murati, Rashiti, Salami, Solodovnikov. Tr: Stavri Nica

Egnatia: Sherri, Malota, Dylis, Xhemajli, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Ndreca, Ibrahimoglu, Gjata. Tr: Edlir Tetova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!