Shehi: Laçi kërkon të zotërojë, luajmë për tri pikë

Partizani-Laçi sfida kryesore nesër për javën e 20-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqëve Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp për t’u përgjigjur pyetjeve të medias.

Shehi:

“Nuk mendoj që ka kundërshtarë të lehtë, të gjithë luajnë për të marrë maksimumin, gjendja e skuadrës është e plotë, kemi pasur një javë të plotë për tu stërvitur, ditët e fundit janë bashkuar Mehmeti dhe Keko, kontigjenti po plotësohet.

Çdo kundërshtar ndryshon nga njëri tjetri, Laçi është një skuadër që kërkon të zotërojë, ka elementë të rëndësishëm dhe cilësorë, para çdo ndeshje analizohet kundërshtari dhe vetja. Sot japim përgatitjet e fundit që janë të rëndësishme për nesër.

E rëndësishme është të luajmë për të fituar, se kur vjen fitorja është tjetër gjë. E rëndësishme është të kemi përqëndrimin e duhur, situatat ndryshojnë nga minuta në minutë, bëjmë maksimumin nesër. Nga ndeshjet e kaluar është pak gjatë, ne mundohemi të analizojmë këto të fundit.

Disa elementë nuk janë të ngjashëm. Unë e kam thënë në fillim e rëndësishme është të na kthehen të gjithë lojtarët, ne sigurisht kemi mënyrën tonë dhe nuk dua të ndalem tek ajo që një skuadër duhet të ketë ekuilibër.

Çdo ndeshje duhet të ketë specifikën e vet. Skukës i duhet pak kohë për të parë atë që ne njohim, ato cilësitë që ne besojmë se do të na ndihmojnë më shumë, gradualisht ai po e merr formën por që nuk merret dot për një javë dhe kështu do pak kohë. Jemi të kënaqur me angazhimin që ai ka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!