Superkupa e Italisë/ Në Riad nis Napoli-Fiore, arabët donin Juve e Milan…

Inter fituesi në fuqi, Superkupa e parë në vitin 1989 (Milan- Sampdoria 3-1) nisi me golin e parë të Xhanluka Vialit.

Pas Superkupës së Spanjës fituar nga Real Madrid (4-1) ndaj Barçës sot në Riad (Arabia Saudite) nis gara për trofeun e Superkupës së Italisë.

Napoli- Fiorentina dhe Inter-Lacio janë duelet e para gjysmëfinale të këtij kompeticioni që për italianët luhet për herë të parë me një format të tillë.

Ndërkaq finalja e Superkupës së Italisë është caktuar të zhvillohet në datën 22 janar. Të gjitha këto ndeshje vijnë e shoqërohen me përfitime kolosale (23 milion euro për pjesëmarrësit) teksa në fushë do të rrotullohet topi i ri i Puma-s me emrin ‘Orbita’.

Tre janë futbollistët shqiptarë të përfshirë me 4 skuadrat e turneut arab. Hysaj i Lacios, Asllani i Interit dhe Rrahmani i Napolit.

Sot 18 janar 2024

Napoli-Fiorentina 20:00

Nesër 19 janar 2024:

Inter- Lacio 20:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!