Inter fiton Superkupën e Italisë, Asllani trofe në…stol

Superkupa e Italisë: Napoli-Inter 0-1 (Lautaro 90+1)

Nuk mjaftoi performanca brilante e Amir Rrahmanit në këtë takim, Napoli me 10 futbollistë për më shumë se 30′.

Me një gol të shënuar në kohën shtesë nga Lautaro Martinez, Inter mund Napolin dhe nën qiellin e Riadit (Arabi Saudite), ngre lart trofeun e Superkupës së Italisë.

Kur penalltitë dukeshin aq pranë, Lautaro Martinez prish ekuilibrin me një goditje vrastare mes kaosit në zonë dhe i jep Interit Superkupën e tetë të Italisë në historinë e tij. Në Riad, zikaltërit nuk e patën aspak të lehtë me Napolin.

Goli i argjentinasit, i cili mbërriti pothuajse në fund të kohës, ishte vula përfundimtare e një rrethimi që zgjati pothuajse nëntëdhjetë minuta, i ndërthurur me përpjekje sporadike të Napolit, të cilët luajtën me dhjetë lojtarë për gjysmë ore pas dëbimit të Xhovani Simeones.

Superkupa e pestë si trajner për Simone Inzagin, askush si ai në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!