Juve mund Sasuolon, Bajrami asnjë minutë në fushë

Batuta e Alegrit: “Juve bën rojen, Inter hajdutin…”

Juventus e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e 20-të të Serisë A duke fituar ndaj Sasuolos 3-0 dhe mbetet në ndjekjen e afërt e Interit, ose e thënë ndryshe -2 prapa liderëve aktualë të kampionatit italian.

Në fund të ndeshjes Masimiliano Alegri, trajneri i Zonjës së Vjetër, foli për DAZN për këtë hap pas hapi të Interit:

“Nëse ka një përpara, ka një pas që ndjek, si rojet dhe hajdutët. Është njësoj, hajdutët ikin dhe rojet ndjekin… Ndaj Leçes? Duhet të qëndrojmë të qetë, Leçe është një ekip i vështirë dhe duhet të marrim 3 pikë’,është shprehur trajneri i Juventusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!