Roma i beson De Rosit, seanca e parë…

Trajneri i ri De Rosi: “Emocioni që të ulem në stolin tonë është i papërshkrueshëm, të gjithë e dinë se çfarë është Roma.

Shkarkimi i Murinjos nga Roma dhe deklaratat mediatike se presidenti Friedkin ka kontake me Konten (kërkoi kohë) nuk e ka penguar klubin e kryeqytetit italian të zyrtarizojë teknikun e ri.

Klubi i dha besimin legjendës së tij Daniele De Rosi me një mandat të shkurtër deri në fund të këtij qershori. Madje këtë pasdite, Rosi kreu edhe seancën e parë me Romën.

“Do të doja të falënderoja familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e drejtimit teknik të Romës: nga ana ime nuk njoh rrugë tjetër përveç asaj të aplikimit të sakrificës së përditshme dhe nevojës për të dhënë gjithçka që kam brenda për të përballuar sfidat me të cilat përballemi presin nga tani deri në fund të sezonit”, deklaroi De Rosi për klubin e tij.

Njoftimi:

AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si Menaxheri i ri Teknik i Ekipit të Parë deri më 30 qershor 2024.

Mirë se erdhe në shtëpi, Daniele!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!