Empoli emëron trajnerin ekspert të shpëtimit…

Humbja me Veronën 2-1 i kushtoi Aurelio Andreazolit vendin e tij në pankinë te Empoli. Trajneri që mori detyrën e trajnerit te skuadra e tre shqiptarëve Berisha, Ismajli dhe Stiven Shpendi në shtator, nuk arriti të rikthejë qetësinë e klubit toskan dhe pas aventurës së shkurtër u shkarkua.

Ndërkaq presidenti Korsi vendosi t’ia besonte ekipin Davide Nikolas, një trajner i ‘specializuar’ në shpëtimin e ekipëve të rrezikuara.

Ai i’a ka dalë në shkuarën të mbajë në kategori skuadra si Krotone, Salernitana, Xhenova dhe Udinese. Kontratë deri në qershor, me opsion edhe për sezonin e ardhshëm në rast se i’a del ta mbajë ekipin në Serie A./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!