AF Elbasani ‘manita’ Tomorit dhe zyrtarizon trofeun

AF Elbasani shpallet kampion i Kategorisë së Parë për edicionin 2023/2024 teksa me fitoren e sotme ndaj Tomorit 5-0, ka krijuar diferencën e mjaftueshme për të mbajtur lart kuroën e trofeut.

E gjitha në ‘Elbasan Arena’ ndaj miqëve të rrëzuar nga kategoria, ka ardhur në mënyrë organike.

Mes të pranishmëve në shkallë, rikthyer pas shlyerjes së dënimit nga Disiplina, skuadra verdheblu e teknikut Nevil Dede shënoi 5 herë.

Protagonist absolut Lleshi me tre gola ndërsa Greca dhe Klement plotësuan ‘manitën’.

Kjo ishte dhe ndeshja e fundit e javës së 32-të të këtij niveli. Më pas festa e cila ka depertuar edhe tej impiantit në rrugë. Elbasani dhe Bylis kanë siguruar pjesëmarrjen në Superiore për edicionin e ri./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!