‘Final 4’ kërkon të katërtën, Erzeni bie nga Superiorja

Verdikte të rëndësishme solli xhiroja e 34-të e Abissnet Superiore nga e cila kanë mbetur vetëm 2 javë, 1 vend i lirë në katërshe dhe dilema “play-out”. Erzeni i thotë “mirupafshim” elitës teksa festojnë Vllaznia dhe Partizani për biletën “Final Four”.
Kuqeblutë e Vllaznisë vulosën në shtesë fitoren në “Loro Boriçi” falë Dodajt ndërsa Partizani vetëm pak para përfundimit të kohës së rregullt kaloi përpara me Mensah. Shkodranët dhe kryeqytetasit i bashkohen kështu Egnatias në grupin e skuadrave pretendente për titull.
Mjaft e bukur sfida në Laç mes kurbinasve dhe bardhebluve të Tiranës ku vendasit arritën të rrëmbenin një 3-pikësh të vyer me golin e Prodanit. Nga ana tjetër, rivalët e tyre direkt, durrsakët, u kundërpërgjigjën duke mposhtur kryesuesit me protagonist Jazxhi.
Barazimi 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit firmosi dhe rrëzimin një kat më poshtë të shijakasve. Tashmë, gjithçka luhet për një vend në katërshe dhe për t’i shpëtuar zonës “play-out”. Gara mbetet e hapur.
Abissnet Superiore, Java 34:
Laçi – Tirana 1-0
Vllaznia – Dinamo 1-0
Erzeni – Kukësi 3-3
Teuta – Egnatia 1-0
Partizani – Skënderbeu 1-0/Sara Gjidiaj/