E Para, Luzi 2008 bie në të Dytën, AF Elbasani….kampion

Janë mbyllur 5 duelet e javës së 32-të të Kategorisë së Parë, me të fundit në program që zhvillohet në mbrëmje mes Elbasanit dhe Tomorit thjesht formalitet.

Luzi 2008 zyrtarizon rënien në Kategorinë e Dytë duke iu bashkuar kështu Tomorit pas humbjes minimale përballë Flamurtarit. Fitore të rëndësishme edhe për Besën e Burrelin në transfertën, ndërsa pa gola përfunduan Vora – Bylis dhe Lushnja – Kastrioti.

Vetëm një javë larg përfundimit të këtij sezoni, Kategoria e Parë mbyll llogaritë të enjten e 9 majit pasi të dëgjohet vërshëllima përfundimtare në Bylis – Elbasani.

Kategoria e Parë, Java 32:
Vora – Bylis 0-0
Flamurtari – Luzi 2008 1-0
Apolonia – Besa 0-1
Lushnja – Kastrioti 0-0
Korabi – Burreli 2-3

AF Elbasani- Tomori 19:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!